Gërkovska: Ende ka mjaftueshëm kohë që rastet e PSP-së të procesohen dhe të përfundojnë në procedurë efikase dhe juridike
– Kjo është lëndë e cila pesë vite zhvillohej në labirintet gjyqësore, edhe më shumë Apeli në mënyrë të paarsyeshme e mbante nëntë muaj dhe ishim të vetëdijshëm se është afër rrezikut nga viti i kaluar kur ka ndodhur vendimi i Apelit, deklaroi zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në lidhje me vendimin e gjykatës dje për ndalimin e procedurës penale për përgjime të jashtëligjshme – rasti Target – Fortesa, për vjetërsimin e veprave të tjera penale që dalin nga ndryshimi i Kodit Penal dhe për besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor.