Ministri turk i Mbrojtjes thotë se dialogu është rruga e vetme për paqe e stabilitet në rajon

Bota Lajme

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, tha se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas tij, raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.

“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne ishte çështje që kanë rëndësi të madhe. Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon dhe theksuam se detyrën që kemi marrë, të komandantit të KFOR-it, do ta respektojmë me neutralitet të plotë”, u shpreh ai, shkruan EO.

Këto komente ai i ka bërë në një konferencë të përbashkët për medie të mbajtur pas takimit që e ka zhvilluar me ministri i Mbrojtjes të Kosovë Ejup Maqedonci.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbete partner strategjik për Republikën e Kosovës.

Ai ka theksuar se ka kërkuar nga ministri turk mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për paqe në NATO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *