Pas vendimit të Gjykatës për ndërprerjen e procedurës penale në rastin “Target Fortesa”, ku i akuzuari kryesor ishte Sasho Mijallkovi, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Nëpërmjet rrjeteve sociale Mexhiti është shprehur se pas vendimit për lirimin e ish-shefit të DSK-së, radhën tani do ta ketë ish-kryeministri në azil, Nikolla Gruevski. Mexhiti edhe më herët kishte paralajmëruar për lirimin e Sasho Mijallkovit nga aktakuzat që janë në ngarkim të tij.
