Scholz nga Tirana: Ka ardhur koha të tejkalojmë konfliktet, Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjet

Bota Lajme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se në Samiti i Berlinit i cili po mbahet në Tiranë, është momentumi i duhur për t’i tejkaluar konfliktet shtetet e rajoni të Ballkanit Perëndimor.

Nga Tirana, Scholz u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për zbatimin marrëveshjet të arritura përmes Dialogut, duke theksuar agresionin e grupit terrorist Hamas që po bën në Izrael dhe se Ballkani i Perëndimor është vend i shumë krizave.

“Jo shumë larg nesh po ndodhe me agresionin e Hamasit kundër Izraelit. Dhe të gjitha pasojat që ka dhe do të mund të ketë. Dhe po edhe krizat e shumta këtu në Rajon në Ballkanin Perëndimor akne theksuar nevojën urgjente për të punuar më fortë së bashku për të tejkaluar antagonizmat, ka adhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë gjatë dhe që në fakt ju kanë mbajtur dhe ju mbajnë në vend numëro. Pra këto përshkallëzime të fundit veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo, ne duhet të përfundojmë, pra zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të d nga BE-ja”, ka thënë Scholz.

Kancelari gjerman është shprehur i kënaqur që ky Samit po mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se qëllimi i tyre është integrimi evropian.

“Dhe i kënaqur që ky samit po mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor, dhe është sinjal i fortë dhe thekson pronësinë që ka rajoni në këtë proces. Ne duhet të përqendromi në këtë rast te objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe, ky qëllim është integrimi përbrenda rajonit dhe ecuria dhe rrugëtimi drejt BE-së”, ka shtuar Scholz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *