Funksionimi financiar në Onkologji, Revizori shtetëror: Të ndryshohen furnizimet publike

Lajme Maqedoni

Ndryshime në ligjin për furnizime publike, stopim të monopolit në furnizim dhe vendosjen e kufizimeve që programet shëndetësore të bëhen në korniza të mjeteve financiare të siguruara, propozon revizori shtetëror, pas aludimeve për keqpërdorime financiare në Onkologji. Në Komisionin për Financa dhe Buxhet, revizori shtetëror, Maksim Acevski, thotë se kjo nuk nënkupton që të kufizohet nevoja e pacientëve, por që të sigurohen mjete që të gjithë të përfshihen në mënyrë të barabartë në terapinë e duhur. Sipas raportit vjetor të vitit 2021, Acevski thotë se nuk ka të dhëna që terapia biologjike është siguruar me anekse në vend të marrëveshjeve, por që do të hetojnë edhe vitet paraprake.

“Tanimë dhjetë vite themi se tani më mirë është të jesh manipulator dhe të disponosh me mjete financiare në spitale dhe klinika. Përgjegjësia është e menaxherit dhe e entit shëndetësor t’i kontrollojnë raportet tre mujore, gjashtë mujore dhe vjetore nga aparatet fiskale me fletëpagesë në arkë, me raporte për të hyrat e institucionit dhe në fund të kësaj a shfrytëzohen gjithmonë aparatet fiskale? Këtë e keni në pjesën e ligjit për vepra penale dhe nuk duhet të kërkoni komentin tim, pasi që nuk kam të drejtë të flas për këtë.”, – deklaroi revizori shtetëror, Maksim Acevski.

VMRO: Do të pranojmë konkluzat, krimi është kryer

Nga VMRO – DPMNE thonë se do të pranojnë të gjitha konkluzat që do të dalin nga komisioni, por dyshojnë se krimi është kryer në Onkologji.

“Procedura për furnizim publik pa u siguruar financa paraprakisht shkakton jostabilitet financiar duke shkaktuar jokontinuitet në mjekim. Nuk guxon që pajisjet e siguruara të lihen jashtë përdorimit më shumë se shtatë vite, pasi që në këtë formë nuk paraqet vetëm shpenzim të panevojshëm, por humbje jetë njerëzish.”, – theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska.

BDI: Parregullsi në të gjithë sistemin shëndetësor

Nga BDI-ja thonë se keqpërdorimi financiar ka rrënjët thellë në sistemin e shëndetësisë.

“Unë dyshoj se situatë e dyshimtë ekziston vetëm në Onkologji, pasi që i gjithë sistemi shëndetësor ka shumë pengesa dhe këtu shumë më herët është shkuar drejt privatizimit duke sforcuar privatizimin dhe mos të çuditesh që partia të cilës tani i takon ka përqindje në formimin e tyre.”, – u shpreh deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija.

Deputeti Panço Minov kërkoi që të gjitha institucionet: Parlamenti, Qeveria, Ministria, Fondi, të përfshihen në ndryshimet ligjore për mbrojtje shëndetësore dhe furnizime publike. Revizori shtetëror aktualisht ka siguruar gjitha raportet e kontrollit të brendshëm të Klinikës së Onkologjisë, por që kërkoi kohën e nevojshme ato të shqyrtohen dhe prezantohen para deputetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *