Sipas afatit të parashikuar deri më 10 nëntorë duhet të dëgjohen të gjithë dëshmitarët dhe anëtarët e komisionit të vërtetojnë nëse ka përgjegjësi politike. Në listë janë më shumë se 60 veta ndërsa deri më tani para deputetëve kanë qenë vetëm ish ministry I shëndetësisë, Bekim Sali dhe ministry për punë të brendëshme, Oliver Spasovski.
Komisioni nuk mund të punojë nëse nuk e merr dokumentacionin eplotë për rastin nga më shumë institucione kompetente.
Kryetarja e komisionit anketues, thotë se nuk do të lejojë obstruksione dhe se epilogë patjetër të ketë.
“Të martën është dorëzuar lista e dokumenteve që I lexuam publikisht. Nëse institucionet nuk I dorëzojnë dokumentet e nevojshme do të konsiderohet si pengim I punës së Komisionit Anketues”, thotë kryetarja e komisionit, Rashella Mizrahi.
Të martën në bankën e dëshmitarëve duhet të ulet ish ministry I shëndetësisë Venko Filipce dhe ministri aktual Fatir Mexhiti.
