Gir siguroi se nuk do të ketë nevojë për vendime tjera në rrugën drejt BE-se

Lajme Maqedoni

Hapi i radhës në proces varet nga përshtatja e këtyre ndryshimeve kushtetuese, kjo është në duart e këtij vendi, në duart e Kuvendit dhe të askujt tjetër. Kuptohet se ky është një vendim sovran që duhet të merret nga ky vend, por pasi që të merret një vendim i tillë, më kaloni në hapin e radhës, pa ndonjë vendim tjetër që duhet të bëhet nga ana e BE-së, automatikisht, këtë e tha sot mes tjerash euroambasadori Dejvid Gir në lidhje me procesin eurointegrues të vendit, shkruan TV21. Gir siguroi se pas këtij hapi më vendi do të vazhdojë të rrugëtojë vetëm drejt BE-së dhe se nuk do të ketë nevojë për vendime tjera, ndërsa lavdëroi Qeverinë për punën e bërë në procesin e skriningut.

“Më duhet të jap kompliment rreth procesit të skriningut, angazhimit dhe punës që është bërë nga Qeveria në procesin e skriningut. Ka qenë shumë mirë dhe deri sa po vijmë drejt fundit, mendoj se ka qenë një ushtrim shumë shumë i mirë”, tha mes tjerash Gir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *