Taravari për ftesën e Limanit: Bashkëpunimet s’bëhen me debate televizive dhe me ftesa publike

Bota Lajme

Kreu i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar thirrjen që sot i bëri Fatmir Limani nga Lëvizja Besa, që Aleanca për Shqiptarët t’i bashkëngjitet frontit opozitar, shkruan TV21. Taravari thotë se bashkëpunimet nuk bëhen me thirrje të këtilla në distancë.

Në lidhje me: Limani thirrje ASH-së që të bëhet pjesë e opozitës: Alternativa e provoi, u përplas, i njëjti fat ju pret nëse nuk ndërmerrni hapa në kohë.

“ASH është parti autonome dhe serioze, vendimet i sjell në strukturat partiake, pas analizave që i bën dhe në bazë të vullnetit të anëtarësisë. Për një gjë jam më se i sigurt, se bashkëpunimet nuk bëhen me debate televizive dhe me ftesa publike”, tha Taravari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *