Izraeli godet tunelet në Gaza, shkon në 2400 numri i viktimave nga konflikti (Të gjitha zhvillimet)

Bota Lajme

Ushtria e Izraelit tha se nëpërmjet sulmeve ajrore po shënjestron rrjetin e tuneleve të Hamasit në Gaza. “Mendojeni Rripin e Gazës i një shtresë për civilët dhe një për Hamasin”, tha zëdhënësi i ushtrisë.

◼Më shumë se 1200 persona janë vrarë në Gaza që kur Izraeli nisi sulmet ajrore. 338 000 persona janë zhvendosur si pasojë e sulmeve ajrore. Të paktën 1200 persona janë vrarë në Izrael prej luftimeve në fundjavë nga Hamasi.

◼Në Izrael ka shkuar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që do të takojë zyrtarët izraelitë. Ai do të takojë edhe Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas. Abbas ndodhet në Bregun Perëndimor dhe është kundërshtar i Hamasit në Gaza.

◼20 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. 17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *