Sindikata e Pavarur e Mjekësisë e cilëson si të ulët dhe nënçmuese rritjen e pagave për 10% në shëndetësi. Kryetari i saj Goran Risteskithotë se rritja nuk do të vërehet as nuk do të luaj ndonjë rol, pasi që paga e disa punonjësve në këtë sektor është më e ulët se paga minimale. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë është dashur ta rris pagat më së paku 20%.
“Nuk ndjehet, nuk ndjehet sepse paga minimale është shumë e ulët. Nga rritja e pagës për 10% nuk shohim ndonjë përfitim, për shkak se të vetmit në sektorin e shëndetësisë nuk respektohet ligji i pagës minimale. Në pjesën e shëndetësisë paga minimale ka qenë 14.090 denarë ndërsa tani e rritur në 15.499 denarë që vlerësoj se është në kundërshtim me ligjin për pagën minimale”, tha Goran Risteski – Sindikata e Pavarur Medicinale.
Çdo rritje page është e mirëseardhur thonë nga Shoqata e infermiereve, teknikëve dhe akushereve “Për ne”, megjithatë as kjo nuk e shpaguan përgjegjësinë që kanë infermieret.