Në UT u promovua libri “Rafi Halili – luftëtar i paepur në mbrojtje të atdheut” nga autori Salajdin Fejzullahi
Në Universitetin e Tetovës, sot u promovua libri “Rafi Halili – luftëtar i paepur në mbrojtje të atdheut” nga autori Salajdin Fejzullahi. Nëpërmjet këtij libri rrëfehet jeta e kryeprotagonistit Rafi Halili dhe e familjes së tij, ku autori shfaq qëndresën e tyre heroike të parë nga këndvështrimi i një familjari si ç’është vet autori Salajdin Fejzullahi. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin bashkudhëtarët e tij të idealit nga trojet tona dhe nga Kosova, personalitete nga sfera politike, të burgosur politikë,shkrimtarë, publicistë, familjarë dhe studentë.