Mbi 100 qytetarë kanë raportuar se duan të largohen nga Izraeli, MPJ ka përgatitur analizë për mundësitë të cilat do t’i prezantojë para Qeverisë.
– Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ka përgatitur analizë dhe projeksion të detajuar të të gjitha mundësive që do t’i paraqesë Qeverisë, e cila më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren, në lidhje me ndihmën dhe evakuimin e qytetarëve tanë në Izrael, ku situata e sigurisë, mbetet ende komplekse.