1200 të vrarë në 3 ditë luftime. Izraeli rrethon Gazën dhe përgatitet për sulm tokësor (Zhvillimet e fundit)

Bota Lajme

PËRDITËSIMI I FUNDIT NË ORËN 13:56

Përmbledhje

◼Izraeli vijon luftimet ndaj militantëve të Hamasit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se luftimet po zhvillohen në 7-8 vende. “Ka gjeneralë në fushën e betejës me ushtarët duke luftuar”, tha zëdhënësi.

◼Më shumë se 700 persona kanë humbur jetën në Izrael që kur Hamasi nisi sulmet, duke përfshirë 260 persona në një festival muzikor. Rreth 500 persona kanë humbur jetën në Gaza pas sulmeve ajrore të Izraelit. Në total bëhet fjalë për mbi 1200 viktima.

◼Forcat Ajrore të Izraelit thonë se kanë goditur më shumë se 500 baza terroriste në Gaza gjatë natës. Izraeli pretendon se shumica e pikave të hyrjes nga Gaza në Izrael janë mbyllur, shumica me tanke. Megjithatë ushtria nuk mohon se luftëtarët e Hamasit mund të jenë ende duke kaluar në Izrael nga Gaza.

Një baba i 2 fëmijëve ka përshkruar momentin tragjik kur humbi kontaktet me gruan dhe vajzat e tij. Ai dyshon se njerëzit e tij të dashur janë marrë peng nga Hamasi.

Bashkëshortja e Yoni Asherit, Doron, dhe fëmijët e tyre, 5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv, po qëndronin tek të afërmit afër kufirit me Gazën.

“Të shtunën, rreth orës 10:30 të mëngjesit, fola për herë të fundit në celular me gruan time. Ajo më tha se terroristët nga Hamasi kishin hyrë në shtëpi. Ata ishin në dhomë dhe më pas telefonata u shkëput”, tregon ai.

Frika e tij më e madhe u konfimua më vonë atë ditë kur ai pa një video të njerëzve që ngarkoheshin në pjesën e pasme të një kamioni.

“Në video njoha gruan dhe dy vajzat e mia, dy vajzat e mia të vogla. Nuk e di se në çfarë kushtesh po mbahen ato, por ju e dini, situata po përkeqësohet shumë”, rrëfen Yon Asheri.

1200 të vrarë në 3 ditë luftime. Izraeli rrethon Gazën dhe përgatitet për sulm tokësor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *