Specialja arreston një veteran të UÇK-së, dyshohet për pengim të drejtësisë

Bota Lajme

Nën dyshimet për pengim të drejtësisë, një ish-pjesëtar i UÇK-së është arrestuar me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Shtëpia e tij, ishte bastisur në muajin maj, ndërsa sipas avokatit të tij, ai është intervistuar një ditë më herët nga specialja, për t’u arrestuar sot. megjithatë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka munguar një konfirmim mbi arrestimin e tij

Në muajin maj i ishte bastisur shtëpia, të mërkurën ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa këtë të enjte është arrestuar dhe pritet të dërgohet në Hagë.

Kështu i ka ndodhur Sabit januzit, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga avokati i tij, Kushtrim Bytyqi.

“I njejti dje është intervistuar, në zyrën e prokurorit të specializuar në Fushë Kosovë, ftesa I është dërguar të premtën e kaluar, dhe është realizuar intervista, pas intervistimit e kanë lëshu në shtëpi, ndërkaq sot ka ndodhur arrestimi“, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *