Maqedonia me ekonomi më të dobët në rajon, Banka Botërore ulë pritshmërit

Lajme Maqedoni

Banka Botërore ka ulur projekcionin për ritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Vendi mbetet I ngulfatur në fund nga të gjithë vendet e rajonit.

Në raportin më të ri të Bankës Botërore thuhet se këtë vit Maqedonia e Veriut do të mbetet në projeksionin e rritjes ekonomike prej vetëm 1.8% që është për 0.6% më e ulët se pritshmërit e rritjes vetëm para disa muajve.

Më mirë se Maqedonia e Veriut qëndrojnë të gjitha vendet e rajonit, përveç Bullgarisë që ka projeksionin prej 1.4%.
Sipas Bankës Botërore, borxhi publik aktualisht është 59.1% do të rritet në 60.2% të Prodhimit Bruto Vendorë deri në fund të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *