Deri sa qytetarët po përballen me cmime të larta të produkteve ushqiorë që ka ulë standardin e jetesës, funksionarët presin rritjen e radhës së pagave edhe atë nga 300 deri në 500 euro. Presidenti I shtetit, vitin e ardhëshëm 190 mijë denarë pagë, kryeministri 180 mijë denarë ndërsa deputetët 122 mijë denarë.
Një rritje e tillë do të jetë e rregullt çdo vit, pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar bazën fikse dhe tash ashtu siç rritet paga mesatare, ashtu do të rriten edhe pagat e ministrave, gjuqtarëve, prokurorëve, kryetarëve të komunave, gjithësejtë 1.060 funksionarë, Sipas sindikatave kjo do ti revoltojë edhe më shumë punëtorët.
Me plotësimet nga 15% vitin e ardhëshëm, bashkë me 78 % rritje këtë vit, kjo do të thotë se për një vit, pagat e funksionarëve do të rriten për 93 %, Opozita thotë se do të ndryshojë përllogarritjen kur të vijë në pushtet.