Shijoni edhe sot rrezet e diellit, ja çfarë moti e pret Maqedoninë e Veriut ditëve në vijim

Lajme Maqedoni

Mëngjesi i freskët, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla lokale kryesisht në rajonet malore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 3 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 30 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 28 gradë Celsius.

Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë me mëngjese të freskëta. Të enjten dhe të premten në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për paraqitje të shiut lokal afatshkurtër kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Të premten pritet edhe erë e përforcuar veriore kryesisht gjatë Vardarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *