Arrihet marrëveshja historike e BE-së për menaxhimin e fluksit të emigrantëve, do shpërndahen në të gjithë vendet anëtare

Bota Lajme

Ambasadorët e Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje historike për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila përcakton se si shtetet anëtare brenda rregullave do të përgatiten për fenomenin tashmë të pashmangshëm.

“Ambasadorët e BE-së kanë arritur një marrëveshje mbi rregulloren që adreson situatat e krizës dhe forcës madhore në fushën e migracionit dhe azilit”, njoftoi presidenca spanjolle në X, kompania e njohur më parë si Twitter.

Rregullat e reja do t’i lejojnë shtetet e vijës së parë të përshpejtojnë kërkesat për azil dhe t’i zhvendosin njerëzit me shpejtësi në vende të tjera të Evropës, duke shmangur një përsëritje të vitit 2015 kur 1 milion refugjatë mbërritën në BE dhe disa vende u detyruan të pranojnë shumë më tepër se të tjerët.

Pakti u vulos këtë të mërkurë, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve trevjeçare midis vendeve anëtare, ndërsa po afron mbledhja e 27 liderëve të BE-së në Spanjë.

Por kjo marrëveshje e cila do të fusë në fuqi ligje të reja, nuk është zyrtarizuar ende pasi duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes është të ndajë peshën e emigracionit në të gjithë BE-në, në mënyrë që përgjegjësia të mos i takojë vetëm disa vendeve.

Do të ketë gjithashtu një proces të përshpejtuar regjistrimi për azilkërkuesit në një situatë krize, duke u dhënë vendeve anëtare vetëm katër javë për të bërë dokumentet fillestare përpara se t’u kërkojnë vendeve të tjera të strehojnë njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *