Ademi: Koordinatorët e grupeve parlamentare janë njohur me Propozim-ligjin për amnisti

Lajme Maqedoni

Deputeti dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për media sot pasdite tha se si parti e mbështesin Propozim-ligjin për amnistinë. Me këtë zgjidhje ligjore, janë njohur siç theksoi ai, të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare.

“Para se të miratohej në Qeveri, nga Ministria e Drejtësisë na është ndarë drafti me të gjithë koordinatorët e grupeve parlamentare. Ne jemi njoftuar paraprakisht për përmbajtjen e Propozim-ligjit për amnistinë. Kjo është e vërtetë. Edhe në takimin me të gjithë koordinatorët që ka mbajtur ministri Lloga gjithashtu na informoi edhe për synimin e Ministrisë së Drejtësisë, bazuar në gjendjen reale. I dimë kushtet në burgje dhe prandaj mendoj se qëllimi është i mirë. Duhet të gjithë të kujdesemi për kushte më humane në këto institucione, kështu që Bashkimi Demokratik për Integrim ta mbështesë këtë Propozim-ligj”, tha Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *