NEPTUN me fushatë humanitare për SOS Fshatin e Fëmijëve “Rretho llogari”

Lajme Maqedoni

Dy vite më parë, Neptun Maqedonia së bashku me punonjësit e tij vendosi të ndikojë në komunitet në fushën e mbështetjes së kategorive të cenueshme – fëmijëve pa përkujdesje prindërore, duke mbështetur punën e SOS Fshatit të Fëmijëve.

“Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar shumë aktivitete, u lexuam fëmijëve histori online, mbollëm pemë, lyem shtëpitë e të rinjve, punonjësit tanë zhvilluan trajnime për të rinjtë me qëllim që të forcojnë punësimin e tyre, ndër të tjera, u bëmë KUMBARË të një shtëpie. Si përmbyllje e vitit vendosëm të aktivizojmë për herë të dytë fushatën “Rretho llogari”, e cila fillon më 1 tetor dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti – thonë nga Neptun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *