-Qeveria përmes bashkëpunimit me BERZH, ka siguruar 24 milionë euro për ndërtimin objektit të ri në kuadër të burgut të Idrizovës me kapacitet prej 900 vendeve, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski duke shtuar se do të rinovohen edhe kapacitetet aktuale të burgjeve, shkruan TV21. Kovaçevski tha se mbi gjitha vlerëson se Ligji për Amnisti sërish duhet të miratohet.
“Numri i vendeve në burgje është diku 2.113, ndërsa për momentin ka 2.113 në burgje, ndërsa për vuajtje të dënimit presin edhe 2.200 persona, kjo do të thotë se për momentin kemi nevojë për 4.000 vende që të vendosen të gjithë që presin për vuajtje të dënimit, do të bëj krahasim. Qendra më e madhe me kapacitete akomoduese në shtet, me të gjitha akomodimet hotelierike ka 4000 vende. Të gjithë po t’i bëni objekte për të dënuar, për një javë, prap do të mungojnë vendet e lira”, theksoi Kovaçevski.