Ultimatumi i madh: Gjermania s’do ushtarë serbë te Kosova (VIDEO)

Bota Lajme

Ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, i bëri thirrje Serbisë që menjëherë t’i tërheq forcat ushtarake që i ka të vendosura në kufi me Kosovën.

Inteligjenca amerikane vërejti grumbullim masiv të ushtrisë së Serbisë pranë brezit kufitar me Kosovën, ditën pasi që një grup i armatosur të ardhur nga toka serbe e që më pas do cilësohen zyrtarisht grup terrorist sulmoi policinë kosovare në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri,Afrim Bunjaku.

“Ishte e rëndësishme që këtyre ditëve të fundit ne si evropianë e bashkë me amerikanët e kemi bërë të qartë se nuk lejohen tensione të mëtutjeshme mes Serbisë e Kosovës.

Nga ana e Serbisë duhet që trupat në kufi të reduktohet dhe ky është apeli urgjent edhe nga takimi jonë i përbashkët këtu në Kiev”, tha Baerbock, në nisje të takimit mes krye-diplomatëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të Ukrainës, që u mbajt të hënën në kryeqytetin ukrainas.

Shefes së diplomacisë gjermane dhe të tjerë zyrtarëve ndërkombëtar që shprehën brengën për grumbullimin e ushtrisë serbe në kufi me republikën e Kosovës, iu kundërpërgjigj Millosh Vuçeviq, ministër i mbrojtjes së Serbisë.

“Si është e mundur që sot dikujt i pengon prania e ushtrisë së Serbisë në pozicionet e vijës administrative në drejtim të Kosovës, kur kemi 7000 mijë trupa më pak prezent , sesa që i kishim në dhjetor 2022 apo janar të 2023-ës. Pse atëherë nuk kishte reagime e sulme ndaj Serbisë, e ushtrisë së saj, për çështjen e njëjtë dhe për parimet e njëjta”, tha Vuçeviq, gjatë një konference të jashtëzakonshme që e mbajti me shefin e shtabit të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, në Beograd.

Vuçeviq, shtoi se po” të kishin urdhër nga komandanti i tyre suprem, Aleksandar Vuçiq, ushtria serb do hynte në Kosovë” dhe se për këtë do informonte KFOR-in paraprakisht.

E duke e ditur se ky është mision i pamundur i pari i mbrojtjes serbe , thotë se është i lumtur që NATO-ja po shton praninë e saj në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *