Real Madrid bind me dhjetë lojtarë ndaj Gironas dhe i merr kreun e La Ligas Barcelonës

Lajme Sport

Real Madrid bind me fitoren 0-3 ndaj Gironas në “Estadio Municipal de Montilivi”, në ndeshjen që ekipi i Ancelottit e mbylli me dhjetë lojtarë dhe merr kryesimin e La Ligas.

Sfida e vlefshme për javën e tetë të La Liga u zhbllokua në minutën e 17’ nga Joselu, që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Bellingham.

Vetëm katër minuta më pas Tchouameni dyfishoi avantazhin e “Los Blancos” dhe vulosi pjesën e parë.

Girona tentoi të reagonte, megjithatë edhe në fraksionin e dytë golin e gjeti sërish Reali.

Në minutën e 71’ me dyshen Joselu-Bellingham që ndryshuan pozicionet, Real Madrid realizoi golin e tretë me Jude Bellingham.

Në minutën e 90+3’ Reali mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Fernandez mori karton të kuq, megjithatë në fund ndeshja u mbyll me tensione dhe me rezultatin 0-3.

Pas këtij takimi, Girona renditet në vend të tretë me 19 pikë, teksa Real Madrid shkon në kuotën e 21 pikëve dhe i merr kreun Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *