Prania e pesë mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë është garanci se kriza nuk do të përhapet në rajon. Është mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, në mënyrë që të parandalohet një konfrontim i drejtpërdrejtë ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë, deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion maqedonase.
