Sela: Gjuha shqipe ka arritur në nivele të larta shtetërore

Lajme Maqedoni

Gjuha shqipe ka arritur në nivele të larta shtetërore nëpërmjet përkthimit ku deri tani janë përkthyer 100 mijë faqe nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve.

“Nëpërmjet përkthimit, gjuha shqipe ka arritur në këto nivele ku gjendet tani. Atë e hasim në dokumente të ndryshme, në shkresa administrative, në akte ligjore juridike, në formularë të shumtë. Duke i sjellë të gjitha këto në gjuhën shqipe, mund të themi se përkthyesit kanë krijuar komoditetin më të madh për shqiptarët si një e drejtë elementare njerëzore demokratike.”, – theksoi ish-drejtori i Agjencisë së Gjuhëve, Ylber Sela.

Këto qëndrime u shpalosën me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesve me moton “Agjencia deri tani ka përkthyer dhe lekturuar 100 mijë faqe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *