Ngjarrjet në Veri – fundi i një diktati kriminal me tutorë Vuciqin, a po frymojnë më lirshëm edhe qytetarët serb?
Shkruan: Ramadan Idrizi
Situata e rënduar ne Kosovë nuk vjen nga Institucionet e Kosoves dhe Pupolli i saj, por nga politika hegjemoniste sllave e perkrahur nga Beogradi dhe Moska.
U bënë 20 e ca vite që populli serb në Kosovë është nën presion të vazhdushëm nga politika e ish ministrit te Millosheviqit, tash kryetarit të Serbis dhe bandave të tij në krye me Radojqicin i infiltruar në parti politike në Kosovë e cila ka qenë deri tash me destruktive në Evrope.
Evropa duke mos i ditë dredhit e Serbeve gjatë këtyre viteve edhe pse u vertetua Gjenocidi i shtetit serb ndaj popullit te Kosoves, nuk i bëri me dije Serbisë se Kosova është shtet i pavarur, dhe se Serbia nuk mundet te vendos për rendin Kushtetuse te Kosoves, bisedime po, por sy dy partnere te barabarte në kerkim të kushteve më të mira për pakicat kombëtare në të dy shtetet dhe regullimin e shumë gjerave ndërshtëtrore qe duhet bërë..
Inkurajimi nga Lajcak e Borel frymëzoi grupe kriminale të përkrahur nga Serbia të fus armë në Kosovë për një luftë të gjatë guerile.
Populli serb i Kosoves definitivisht u Clirua nga kthetrat e këtyre grupeve teroriste. Serbët e Kosoves e dëshmuan se nuk duan dhunë dhe nuk perkrahën grupin terrorist. Sasia e armatimit që u konfiskua, po te ishte pranuar nga popullata serbe, sote do kishte përshkallëzim me pasojë gjakdrdhje të madhe dhe nje situate te pa riparushme.
Qeveria e KosovËs duhet të jetë e kujdesëshme dhe te komunikojë me qytetaret e saj, Sigurish që atyre ju duhen te drejta te barabarta në shtetin e Kosoves dhe ajo duhet te ndodh, por me perfaqësues politik, te denje nga serbet vendas.
Bashkësia nderkombtare besoj se e ka ditur me kë ka punë dhe tash është bindur se me dreqin nuk ka miqësi.
Zgjedhja e kesaj krize mundet të ndodhë vetëm me vendosmerinë e Bashkësise nderkombtare dhe popullit te Kosoves pa marrë parasyshë etninë.