Në aeroportin e Shkupit arrestohen 9 qytetarë me shtetësi turke

Lajme Maqedoni

Policia e aeroportit të Shkupit mbrëmë në mbrëmje ka privuar nga liria 9 shtetas turq të cilëve u është gjetur viza britanike dhe leje për të cilët ekzistonë dyshimi se janë të falsifikuara.

“Më 28. 09 . 2023 në vendkalimin kufitarë “Aeroporti ndërkombëtarë I Shkupit”, shërbimet policcore kanë privuar nga liria 9 shtetas turq, për shkak se pas kontrollit kufitarë është gjetur viza dhe leje britanika për të cilët ekzistonë dyshimi se janë të falsifikuara”, njoftojnë nga MPB-ja.

Ndaj shtetasve të ndaluar do të zhvillohte procedura e mëtutjeshme për kriminalitet ndërkufitarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *