The Guardian` shkruan artikull për gjendjen në veri: Provokohet ndarja

Bota Lajme

Gazeta prestigjioze “The Guardian” ka shkruar një artikull të gjatë për gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste të grupeve serbe dhe vdekjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ata kanë treguar në detaje rrjedhën e ngjarjeve, teksa edhe kanë intervistuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gazeta angleze shkrun qëllimi i aksionit të serbëve në veri ka qenë ndarja apo ndëhyrja shtetërore ndaj Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë shfaqën një sërë armatimesh moderne që ata thanë se grupi serb po përdorte, duke përfshirë dy makina të blinduara të prodhimit serb dhe një granatëhedhës, së bashku me një dokument që supozohej se tregonte se granatahedhësi, i bërë nga kompania e armëve “Zastava”, ishte furnizuar nga ushtria serbe.

Qeveria e Kosovës pohoi gjithashtu se lideri i grupit ishte një politikan i shquar serb i Kosovës besnik ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu njëri nga tre luftëtarët paraushtarakë të vrarë të dielën ishte një ish-truproje e shefit të inteligjencës serbe të sanksionuar nga SHBA, Aleksandar Vulin.

“Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar dhe të financuar nga Serbia. Gjithashtu janë të pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj”, tha për “The Guardian” Sveçla.

Tutje ai ka thënë se të gjitha dëshmitë e mbledhura i kanë ndarë me ambasadat dhe organet perëndimore.

“Një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia. Ajo që ata donin të bënin është të kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

“The Guardian” ka shpalosur edhe deklarimet e qeverisë serbe, të cilët kanë mohuar autorësinë për gjendjen në veri, “por ka mbajtur një ditë zyrtare zie për tre të vdekurit”.

Vuçiq ka kërkuar të justifikojë veprimet e tyre në një takim me ambasadorin rus në Beograd, duke pretenduar rrejshëm se Qeveria e Kosovës po kryente spastrim etnik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *