Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot për herë të parë u prononcua për mediat se përse nuk i nënshkroi propozim-ndryshimet në Kodin e ri Penal, me të cilin ulen dënimet për shpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shkurtohet afati për vjetërsimin e veprave. Lloga shpjegoi se kur zëvendësja e tij ka nënshkruar ndryshimet, ai ka qenë jashtë shtetit, por megjithatë e pohon se ai nuk pajtohet me ndryshimet e bëra.
“Zëvendësministrja ka të drejtë si çdo ministër tjetër në Qeveri kur mungon ministri dhe mund të jetë propozues i gjithçkaje. Autorizimi është i përcaktuar në Ligjin mbi Qeverinë, kështu që unë nuk jam askush që ta autorizoj ose jo dikë në shtet”- deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.