Fon der Lajen: Zgjerimi i BE-së është në interes të tyre, kjo duhet t’ju shpjegohet qytetarëve

Lajme Maqedoni

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Llajen në Split deklaroi se është vendimtare që t’u sqarohet qytetarëve evropian se zgjerimi i Bashkimit Evropian është në interes të tyre, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e rrezikshme dhe të paparashikueshme gjeopolitike.

“Ushtria ruse kundër Ukrainës tregon se ekziston nevojë e madhe e Evropës që të adaptohet në një mjedis gjeopolitik më të rrezikshëm dhe paparashikueshëm , tha ajo dhe shtoi se “pjesë e atij adaptimi është zgjerimi i Unionit”.

Në ditët e studimit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Spilit, Fon der Lajen tha së është shumë e nevojshme për shtetet anëtare dhe për qytetarët për t’u shpjeguar atyre siç tha “në mjedisin e ri gjeostrategjik, zgjerimi i lëndës së meritave na përforcon dhe është në favorin tonë”, transmetojnë mediat kroate.

Fon der Lajen këtë e tha në konferencën për shtyp me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq dhe kryetarin PPE-së Manfred Veber. Ajo theksoi së Unioni rriti përpjekjet drejt një unifikimi mbrojtës dhe forcoi lidhjet me aleatët e NATO-s dhe me partnerët e tjerë të besueshëm.

Sipas kryetares së KE-së, me rendësi thelbësore është që BE të punojë në zhvillimin e teknologjive të pastra, sepse ata forcojnë pavarësinë dhe konkurrencën dhe krijojnë vende të reja pune. rq/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *