Evropa tërheqë vërejtjen për korrupsionin në Maqedoni, Osmani akuzon BE-në për keqtrajtin në rrugën e integrimeve

Lajme Maqedoni

Garancia më e mirë për ruajtjen e identitetit maqedonas është pas inkuadrimit në NATO, vendi të bëhet anëtar i BE-së, thekson në një intervistë për gazetën gjerman Frankfurter algemajne cajtung (FAC), ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Megjithatë, thotë se Maqedonia e Veriut është vendi më i keqtrajtuar në procesin e zgjerimit të BE-së.

I pyetur nëse ka garanci që Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të tjera pas miratimit eventual të ndryshimeve kushtetuese, Osmani thotë se askush nuk mund ta dijë se çfarë do të sjellë e nesërmja, transmeton DW.

“Fatkeqësisht, shpesh herë jemi zhgënjyer, ndërsa dinamika në politikë bullgare është aq e pasigurt që nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të fillojë të formulojë kërkesa të reja. Por, për mua e rëndësishme është ajo që është në agjendën e BE-së, asgjë tjetër. Ne arritëm kompromis me Bullgarinë, një plan veprimi për pakicat. Ne duam ta zhvendosim temën nga interpretimet historike dhe çështjet e identitetit ndaj të drejtave të njeriut dhe të pakicave, sepse në këtë jemi të mirë. E them si një person që nuk vjen nga grupi më i madh etnik në vend. Maqedonia e Veriut ka ndërtuar një model unikat të demokracisë multietnike funksionale, në kundërshtim me të gjithë skeptikët që besonin se kjo nuk ishte e mundur në Ballkan”, thotë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *