Thaçi telefonon familjen Bunjaku për ngushëllime

Bota Lajme

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nga Haga e ka telefonuar për ngushëllime familjen e policit të rënë në detyrë Afrim Bunjaku.

Njoftimi u bë i ditur nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku.

“Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut”, tha Lushtaku.

Rreshteri Afrim Bunjaku, u vra në orët e para të së dieles në një sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, kur policia kishte shkuar për t’i larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën.

I ndjeri u varros të hënën në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ai u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *