Të paktën 20 persona janë vrarë dhe pothuajse 300 janë lënduar në një shpërthim të fuqishëm në një depo karburanti në rajonin e Nagorno-Karabakhut, ndërsa mijëra armenë etnikë u larguan nga territori separatist pasi ushtria Azerbajxhani mori kontrollin e plotë të tij në një ofensivë javen e shkuar.
Autoritetet lokale armene thanë se 290 njerëz u pranuan në spitale, dhjetëra prej tyre “ende në gjendje kritike” pas shpërthimit në objektin pranë kryeqytetit rajonal të Stepanakertit të hënën në mbrëmje, transmeton Klankosova.tv.
Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur.
Në një fjalim drejtuar kombit të dielën, kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha se qeveria e tij po punonte me partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e armenëve në Nagorno-Karabakh.