“Drislla” përballet me dënim prej 120 mijë euro dhe gjashtë mijë euro për drejtorin për ndotje të lumit “Markova Reka”
Ndërmarrja publike “Drislla” po përballet me dënim prej 110 deri 120 mijë euro, ndërsa drejtori me dënim prej gjashtë mijë euro pas mbikëqyrjes së kryer të jashtëzakonshme inspektuese, pas paraqitjes së qytetarëve nga fshati Batincë me ç’rast është konstatuar se në “Markova Reka” ka koncentrime më të mëdha të substancave ndotëse nga sasia e lejuar.