Peshev: Marketet nuk patën kohë të mjaftueshme të “riorganizohen”, mbyllja duhet të jetë masa e fundit që aplikojnë institucionet
Masa është shumë e rreptë, drakonike, e panevojshme, shkakton dëme dhe duhet të jetë diçka e fundit që institucionet janë munduar të gjejnë zgjidhje. Ka qenë shumë e shkurtër koha për të cilën marketet mund të “riorganizohen” sa i takon uljes së çmimeve, aq më tepër që bëhet fjalë për rreth 1200 artikuj, deklaroi sot drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike, Antoni Peshev duke komentuar mbylljen e djeshme të shumicës së zinxhirëve të marketeve në Shkup dhe Strugë.