Makron: Franca e ndërpret praninë ushtarake në Niger dhe e tërheq ambasadorin e saj

Bota Lajme

Presidenti francez Emanuel Makroni bëri të ditur se Franca do ta ndërpresë praninë ushtarake në Niger dhe do ta tërheqë ambasadorin e saj nga vendi pasi presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike u rrëzua me grusht shteti në fund të korrikut.

Franca deri më tani ka mbajtur rreth 1.500 ushtarë në Niger dhe ka refuzuar kërkesën e juntës ushtarake që ambasadori i saj të largohej nga vendi.

Pas rritjes së tensioneve, Makroni informoi se i ka thënë presidentit të rrëzuar Mohamed Bazum se “Franca ka vendosur të tërheqë ambasadorin e saj dhe gjithashtu do t’i jap fund bashkëpunimit ushtarak me autoritetet nigeriane”.

Ai theksoi se prania ushtarake e Francës në Niger ishte me kërkesë të qeverisë së atëhershme të Nigerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *