Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është organizatori kryesor i këtij kaosi.
Kështu tha në një konferencë për media, teksa thekson se Serbia nuk ka kontroll efektiv në Kosovë.
“Serbët e Kosovës u rebeluan duke mos dashur ta durojnë më terrorin e Kurtit. Nuk dua ta arsyetoj vrasjen e policit shqiptar, kjo është për t’u gjykuar dhe është diçka që nuk iu desht askujt e më së paku popullit serb. Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Tre serbë janë vrarë, dy me snajper nga një distancë e madhe, që nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Një person është në pikëpyetje nëse do mbijetojë, nuk i kanë dhënë ndihmë. E kemi incizimin ku qeshen policia e Kosovës, thonë lëre le të vdesë. Ata shfrytëzuan snajperë dhe qëlluan edhe në shtëpi private në Banjskë. Ishin disa persona të moshuar aty”, u shpreh Vuçiq.
“Albin Kurti është fajtori i vetëm”, tha ai.