Tensionet në veri: Gërvalla kritikon ashpër Borrell “cinikun”

Bota Lajme

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë… BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.”

Kishte reaguar pak më herët përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke komentuar sulmet e Policisë së Kosovës afër Manastirit të Banjskës në veri të vendit.

E kësaj deklarate i ka reaguar ashpër kryediplomatja kosovare, Donika Gëralla, duke e kritikuar për mosmbështetje të Policisë së Kosovës dhe cinizëm.

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni ‘të gjithë aktorët’? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si ‘armiqësore’? Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së”, ka reaguar Gërvalla në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *