Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka bërë një xhiro në teren për të parë se si realizohet vendimi qeveritarë për uljen e çmimeve.
Entuziazmi i ministrit Bekteshi dhe xhiroja e tij në markete, nuk sjellë më shumë shpresë tek qytetarët që enden nëpër markete me shporta të shprazura.
Bekteshi I kënaqur, por jo edhe qytetarët, ata thonë se ulja për 10% e çmimeve të produkteve ushqimore nuk u lë më shumë para në buxhetin familjarë.
“Të gjitha vendimet janë sjellë në konsultime me Odat ekonomike”, ka deklaruar Bekteshi.
Qyetatrët thonë se ka ulje të çmimeve , por kjo nuk vërehet dhe nuk është aq sa duhet, për shkak të rritjes së madhe të çmimeve.
Derisa zyrtarët lavdërohen se punojnë në uljen e çmimeve, qytetarët reagojnë se ulja e cmimeve është e vogël sepse më parë është lejuar që të ketë rritje pa kontrollë të çmimeve dhe se ulja prej 10 % nuk ndikon edhe aq në buxhetin familjarë, çmimet për ta mbeten sërish tej mase të larta.