Duke marrë parasysh situatën e migrantët në Lampeduza dhe duke e njohur rritjen e presionit përgjatë rrugëve të ndryshme të migrimit, BE-ja ka hartuar një plan të aktiviteteve urgjente për përballje me gjendjen, që duhet të zbatohen me respektimin e plotë të të drejtave themelore dhe detyrimeve ndërkombëtare, porositi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni pas vizitës së ishullit italian Lampeduza, ku ditëve të fundit është regjistruar rritje e fluksit të migrantëve.
