Ministria e Mbrojtjes sot ka hapur konkurs për pranimin e 150 ushtarëve profesionist në shërbim të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Afati për tu paraqitur kandidatët është 15 ditë duke përfshirë edhe ditën e hapjes së konkursit.
“Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të kenë të mbaruar të paktën shkollën e mesem, të mos jenë mbi moshën 25 vjecare, të jenë fizikisht të aftë”, këto janë kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për konkursin në ARM.
Paga e ushtarëve të ardhshëm profesionist sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga dita e nënshkrimit të kontratës do të jetë 31 denarë dhe të ardhura shtesë për sistemimin banesorë.