Produktet bazë ushqimore do të ulen me 10 %

Lajme Maqedoni

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se marketet e ndryshme janë pajtuar që nga java tjetër të ketë 10% ulje të çmimit të rreth 50 produkteve bazë të ushqimit. Bekteshi tha se për këtë Qeveria do të merr vendim ditën e martë në seancë qeveritare.

“Bëhet fjalë për diku 50 produkte ushqimore kryesisht, si fazë e parë, ku prtishmëritë edhe të Minsitrisë së Ekonomisë, por edhe me vendim që do të jetë në formën e shkruar, do të jetë që zvogëlimi i atyre produkteve të jetë minimum 10 për qind nga çmimi i cili ka qenë paraprakisht para disa muajve, do të jetë ose çmimi në korrik ose çmimet që kanë qenë kryesisht në gusht”, tha Bekteshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *