Në kohë krize, kompanitë nuk duhet të jenë një nga arsyet që kriza të jetë edhe më e madhe. Sjelljet joetike sjellin pasoja më të mëdha që mund të mos i shohim menjëherë, por nesër do të jetë vonë, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. Ai tregoi se po tentohet të dëshmohet se ka marrëveshje për çmimet në disa sektorë.
