BE-ja e shqetësuar me ndryshimet në Kodin Penal, mund të ndikojnë ndaj rasteve të korrupsionit

Lajme Maqedoni

Maqedonia e Veriut u obligua ta promovojë sundimin e së drejtës dhe të luftojë kundër mosndëshkimit dhe për këtë shkak, sanksionet për aktivitetet korruptive duhet të jenë efektive, adekuate dhe bindëse, deklaroi për MIA-n zëdhënësja e Komisionit Evropian, e obliguar për fqinjësi, zgjerim dhe partneritete ndërkombëtare, Ana Pisonero, e pyetur për koment për ndryshimet e Kodit penal.

“BE-ja me shqetësime vëren se disa nga ndryshimet në Kodin penal, të miratuara me procedurë të shpejtë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me të ciltat zvogëlohen dënimet maksimale ligjore dhe shkaktojnë implikacione ndaj zbatimit të parimit të vjetërsisë, ndikon në numër të madh të rasteve të korrupsionit në nivelin më të lartë”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se BE-ja shpreh keqardhje për shkak të mungesës së konsultimeve gjithëpërfshirëse me faktorët vendorë dhe me Komisionin Evropian para miratimit të tyre, si dhe për përdorimin e procedurës me flamur të BE-së, e cila duhet të jetë konzisente dhe qartë e  ndërlidhur me ligjet, të cilat kanë qëllim primar harmonizimin e së drejtës kombëtare me legjislaturën e BE-së.

“Në këtë kontekst, përforcimi i besimit në sistemin e jurisprudencës dhe përballimi i pandërprerë me korrupsionin, duke përfshirë edhe përmes dosjes solide të hetimit, ndjekjes dhe dënimit përfundimtar të rasteve me korrupsion në nivel të lartë, është me rëndësi kyçe”, tha Pisonero.

Zëdhënësja potencoi edhe se Komisioni Evropian do të vazhdojë ta ndjek zhvillimin e sundimit të së drejtës në vend shumë me kujdes, duke përfshirë edhe në kontekst të negociatave aderuese.

Euroambasadori Dejvid Gir dje deklaroi se ndryshimet e Kodit penal në këtë moment po shqyrtohen në Bruksel.

“Mendoj se ato në këtë moment shqyrtohen nga kolegët tanë në Bruksel dhe besoj se së shpejti do të ketë përgjigje për atë pyetje”, deklaroi Gir në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në Forumin rajonal “Barazia gjinore në proceset aderuese në BE”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *