Rritet numri i viktamave në aksidentin e tmershëm në Greqi

Lajme Maqedoni

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në pjesën veriore të Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut. Plagëve iu nënshtrua edhe udhëtari i katërt nga automjeti që u përplas me autobusin nga Serbia, ndërsa të lënduar kanë mbetur 49 turistë serbë.

Sipas MIA-s aksidenti ndodhi gjatë përplasjes së drejtpërdrejtë të autobusit dykatësh nga Nishi, që udhëtonte drejt Stavrosit në Greqi, me një automjet udhëtimi që lëvizte në drejtimin e kundërt.

Nga goditja, autobusi me rreth 80 turistë serbë doli nga rruga, tre nga katër udhëtarët në automjet e humbën jetën, prëderisa pak më vonë edhe i katërti, i cili u dërgua në spital, ku iu nënshtrua lëndimeve.

Në të ndodheshin një nënë dhe një fëmijë, të cilët nuk janë lënduar.

Nga autobusi tiristik, 49 udhëtarë janë dërguar në tre spitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *