Motra medicinale A.O nga Shkupi e cila në dy raste është kapur duke vjedhur në klinikën onkologjike u ka ikur organeve të sigurisë. Ajo, sipas deklaratave që “Slloboden Pecat”, ka marrë nga Prokuroria nuk është paraqitur për të marrë në pyetje. Aktualisht organet e sigurisë janë duke hulumtuar vendëndodhjen e sajë.
Sipas disa informacioneve të publikuara, thuhet se motra medicinale A.O që akuzuohet për vjedhje në klinikën onkologjike në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup ndodhet në Gjermani.