Kërkohet vetoja e Pendarovskit, për të ndaluar, marshimin drejtë BE-së me flamurin e “krimit”

Lajme Maqedoni

Platforma e organizatave qytetare për luftën kundër korrupsionit ka kërkuar nga presidenti I shtetit, Stevo Pendarovski të shfrytëzojë të drejtën e vetos të mos e nënshkruaj ndryshimet në Kodin Penal që dje miratoi parlamenti.

Platforma shtron dy arsye se pse presidenti duhet të shfrytëzojë të drejtën e vetos në këtë rast:

Arsyeja e parë sipas platformës është se me ndryshimet në nënin 353 dhe 353 – v për uljen e dënimeve për zyrtarët e korruptuar do të relutojë me :

  • Do të rezultojë me vjetrimin e shumë lëndëve si “Titanik”, “TNT”, “Trezor”, “Talir”, “Shkallët Spanjolle”, etjerë.
  • Do të mposhtë besimin se lufta kundër korrupsionit është i mundshëm dhe do të demotivojë qytetarët të denoncojnë korrupsionin.
  • Do të zvoglojë funksionin preventive të sistemit për drejtësi penale.

Arsye e dytë që shtronë platforma e organizatave qytetare janë mangësitë procedural të këtyre dy neneve me procedur special të shkurtuar nën ombrellën e flamurit evropian që nuk harmonizohet me të drejtën evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *