‘Heroi’ ndaj Çekisë, Bajrami: Me Poloninë, një finale

Lajme Sport

Transferta e Çekisë për kombëtaren shqiptare ka vetëm një hero. Ai quhet Nedim Bajrami që na dhuroi 1 pikë falë një super goli

“E pashë që Asani fitoi duelin dhe u fiksova direkt për te porta. Pashë që ka hapësirë dhe e godita shumë mirë. Jam i lumtur që e ndihmova skuadrën”, tha ai për Tv Klan pas ndeshjes.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Të dielën kemi një finale tjetër. E dimë që do të luajë në shtëpi dhe shpresojmë që tifozët të jenë pas nesh. Do të japim shpirtin në fushë”, tha Bajrami.

Sa i përket golit, Bajrami u shpreh se është më i bukuri që ka në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *