Gara ndërkombëtare e çiklizmit, mbyllen disa rrugë në Kosovë

Bota Lajme

Disa rrugë në Kosovë do të mbyllen përkohësisht nga data 7 deri më 9 shtator, pasi në vendin tonë mbahet garat ndërkombëtare të çiklizmit të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës “Tour of Kosovo 2023”, njofton Policia e Kosovës. Sipas kësaj të fundit, ndërprerja e përkohshme e disa akseve rrugore përfshirë edhe autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferi”.

Etapa e parë, sipas policisë, fillon më datë 07.09.2023, nga ora 12:00, ndërsa gara nis nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë për t’u përmbyllur në Morinë me datën 9 shtataor.

“Në 5 kilometrat e para, gara do të jetë e mbyllur deri në vijën zyrtare të startit në Veternik tek pompa e benzinës, në anën e djathtë ku do të fillojë gara në drejtim të Bardhoshit ( Gazimestan) do të kalojë përgjatë transitit në Fushë Kosovë – “Kroni Mbretit”- Malishevë – Suharekë – Prizren –Morinë (kufiri me Shqipëri), kthimi majtas në drejtim të Prizrenit – Suharekë – Duhël ku është përcaktuar finishi i garës para rrethrrotullimit “Qafë Duhël – Suharekë”, 500 metra para daljes nga autostrada “Prizren-Prishtinë”. Gajtësia e garës është 149 km”, njofton policia.

Etapa e dytë nisë më 08.09.2023 prej orës 11:00, ndërsa gara do të fillojë nga kufiri (Morinë),Prizren – Suharekë- Fushë Kosovë, kthimi djathtas për Ferizaj – Kaçanik dhe përfundimi në Han të Elezit me gjatësi të përgjithshme 147 km.

“Etapa e tretë më datë 09.09.2023, prej orës 11:00 deri 15:00, gara do të fillojë nga Hani i Elezit – Kaçanik-Ferizaj – Bardhosh (Gazimestan te Unaza) – Fushë Kosovë (Tranzit)- Komoran – Kroni Mbretit – Malishevë-Suharekë-Prizren – Morinë (kufiri me Shqipërinë) ku edhe është përfundimi garës ( 5 km afër kufirit Morinë) me gjatësi të përgjithshme 157.5 km”, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kësaj kohe, sipas njoftimit të policisë, do të ketë ndërprerje të qarkull të automjeteve.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohën sa do të jenë duke u zhvilluar garat. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *