Trençevska: Përfshirja më e madhe e grave në politikë garanton zgjidhjen e më shumë sfidave me të cilat ballafaqohen gratë
Si Qeveri, me përkushtim punojmë në promovimin e barazisë gjinore në të gjitha fushat. Prandaj edhe një nga hapat e parë që hodhëm në vitin 2017 ishte ratifikimi i Konventës së Stambollit. Që të mund të flasim për përmirësimin e statusit të gruas në shoqëri, fillimisht duhet t’i nxjerrim ato nga sfida dhjetë vjeçare që qëndron si barriera kryesore për suksesin e tyre, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në fjalimin e saj në sesionin e tretë të punës. “Pjesëmarrja politike e grave/barazi gjinore në jetën politike”, si pjesë e konferencës së OSBE-së për barazi gjinore dhe fuqizim të gruas.